Politika Rama, një gotë me Angela Merkel… (FOTO)

Rama, një gotë me Angela Merkel… (FOTO)

Shpërndaje

Në shoqërinë e stafit të tij më të ngushtë dhe dy ministrave Fatmir Xhafaj e Ditmir Bushati, kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e BE-së premtuan dyfishim të fondeve për Ballkanin dhe Rama ka patur disa takime “kokë më kokë” me homologë fqinj dhe të vendeve anëtare.

Përveç uljes në tryezë bisedimi me Tsiprasin, Rama ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet përkrah kancelares Angela Merkel, duke konsumuar edhe nga një gotë.

“Grua e Madhe, Udhëheqëse e Madhe, Mikeshë e Madhe”, shkruan Rama përkrah fotove me kancelaren, liderin e “hekurt” të Europës.

Nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por nisur nga interesi i lartë për çështjen e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është çudi që dy liderët të kenë diskutuar për negociatat e anëtarësimit.