Kryesore Rama: Opozita e paska kaluar kohën duke vjedhur vezë

Rama: Opozita e paska kaluar kohën duke vjedhur vezë

Kryeministri Edi Rama ironizoi me incidentin në Parlament, ku deputeti Endri Hasa tentoi ta godiste me vezë.

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, shkruan Rama në Twitter.