Kryesore Rama i pakënaqur nga puna në bazë: Të punojmë sikur zgjedhjet të...

Rama i pakënaqur nga puna në bazë: Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë…

Shpërndaje

Partia Socialiste e ka zhvilluar me dyer të mbyllura mbledhjen e ditën e sotme, nga ku mësohet se Kryeministri Rama është shprehur i pakënaqur nga puna në terren.

Rama ka kërkuar të punohet më shumë me bazën.

“Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar.

Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal.

Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë ketë qershor”.

Seanca e kaluar me tensione dhe përjashtime është bërë pjesë e mbledhjes se grupit parlamentar.

Rama mësohet t’i ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë.

“Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, ka porositur Rama.