Kryesore Rama: Pas shuplakës së studentëve, u ktheva faqen tjetër

Rama: Pas shuplakës së studentëve, u ktheva faqen tjetër

Edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, foli për protestën e studentëve duke thënë se ajo ka qenë një ndër gjërat më prekës së jetës së tij. Rama tha se pas shuplakës që mori nga protesta e studentëve, ai u ka kthyer faqen tjetër, pasi studentët presin prej qeverisë së tij.

“Ky në fakt është një takim i pazakontë në një kohë të pazakontë të vitit, për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje, e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, dhe Shqipërinë.  Por e pazakonte është dhe mundësia që na ka dhënë këtë fundviti protesta e studentëve. Në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një besimi edhe për mua. Përtej halleve të llojllojshme, kushteve të rënda në konvikte, indiferencës ndaj politikës edhe kur çirreshin përpara fytyrës sime shohin në drejtimin tonë sepse për ta mundësia e vetme për zgjidhjen e kërkesave të tyre, jemi ne.

Pas e cilësoi një shuplakë për qeverinë, protestën e studentëve, kreu i qeverisa tha se u ka kthyer faqen tjetër.

“Na dhanë një shuplakë, e cila mua më përvëlon dhe zgjodha tu kthej faqen tjetër, jo se kanë të drejtë nga ato që kërkojnë, dhe mënyrë si i kërkuan ndonjëherë edhe në sjelljen e familjes shqiptare. Ju kam kthyer faqen tjetër sepse ata kanë të drejtën të jenë të acaruar nga ne, sepse presin shumë më tepër, ndërsa nga të tjerë jo s’presin asnjë gjë, po i kanë çuar larg vetes, duke i çmuar publikisht. Kjo pritshmëri e madhe e atij brezi të rrumpallës të arsimit shqiptar është një nga gjërat me prekëse që unë kam përjetuar në rrugën në jetën time. Secili prej tyre mund të ishte fëmija im, i cili ka lindur në një vend ku ranë totalisht të gjitha rregullat e jetesës shkollore, me gjithë lirinë dhe demokracinë erdhi dhe marramendja individuale që ka përjetuar ky vend ndonjëherë. Ky brez është pasqyra më politike për çerek shekulli”.

Rama tha se ku brez po vuan pasojat e politikës prej më shumë se dy dekada dhe mungesës së reformave.

“Ky brez paguan sot për reformat që nuk u bënë kur këta djem e vajza vinin në jetë, ku njerëzit jetuan për 20 vite duke ngrënë të drejtat e njëri-tjetrit dhe duke fajësuar njëri-tjetrin nën shembullin udhëheqës të politikës që mendoi për vezën e vet sot dhe kurrë për pulën e të gjithëve mot”.