Politika Rama pas takimeve në Itali: Grazie di cuore

Rama pas takimeve në Itali: Grazie di cuore

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Italinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sot Rama ishte në Romë ku takoi si kryeministrin italian ashtu edhe ministrin e jashtëm.

“Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për njerëzimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte e pakapërcyeshme🙏”, shkruan Rama në Twitter.