Politika Rama: Patozin e futi Berisha në zgjedhje, është partia më e re...

Rama: Patozin e futi Berisha në zgjedhje, është partia më e re e Saliut

Kryeministri Edi Rama thotë se partia më e re “Bindja Demokratike” u krijua nga Berisha dhe se Astrit Patozin e futi Saliu në zgjedhje.

Në takimin me qytetarët e Elbasanit kryeministri Edi Rama duke ironizuar aleatët e Bashës, Fatmir Mediun, Dash Shehun dhe Monika Kryemadhin, tha se “ka dalë edhe partia më e re e Saliut. Futu ti i tha Patozit, të jemi 50% me 50% në rast se bie Luli nga pema”.

“Skuadra që i fitojnë të gjitha ndeshjet s’ka, por kampionët dijeni se fitojnë gjithmonë në fund. Ata që s’dalin dot kampion kanë zgjedhur të dalin nga stadiumi.

Mos kini frikë për trazira, maksimumi që bëjnë këta është ajo që bëri profesori sot, për turpin e atyre që i kanë dhënë gradën profesor. Ne nuk jemi parti rrugore, në 30 qershor do marrim përsipër të vazhdojmë më tutje rrugën për Elbasan dhe gjithë baskitë.

Ka dalë edhe partia më e re e Saliut. Futu ti i tha Patozit, të jemi 50% me 50% në rast se bie Luli nga pema”,- tha Rama.