Politika Rama për Euronews: Strategjia e opozitës për zgjedhjet ishte vetëvrasëse

Rama për Euronews: Strategjia e opozitës për zgjedhjet ishte vetëvrasëse

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në një intervistë për rrjetin informativ paneuropian, Euronews.

Ai kritikoi gjithashtu vendimin e opozitës për të bojkotuar procesin e votimit.

“Në një demokraci, kur bëhet fjalë për zgjedhje nuk janë partitë që mund të vendosin t’i Zhvillojnë apo jo ato, dhe aq më pak minoranca që të mos lejojë mazhorancën të zhvillojë zgjedhje për çfarëdolloj arsyeje… partitë kryesore politike vendosën, në mënyrë të paturpësisht, të bojkotonin. Kjo ishte një strategji vetëvrasëse për ta, por e dëmshme për njerëzit dhe jo e mirë për vendin”, deklaroi Rama.

Votimi i 30 qershorit u përfshi nga polemika, ku presidenti vendosi të shtyjë datën e votimeve me arsyetimin e sigurisë kombëtare.

Partitë e opozitës bojkotuan, duke pretenduar për marrëveshje të fshehta midis qeverisë dhe rrjeteve të krimit të organizuar në fletëvotimet e mëparshme.

Mungesa e opozitës çoi në një fitore të jo të zakonshme për partinë socialiste të Ramës, por vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan zgjedhjet me një parti.

“Nuk është roli ynë të themi nëse zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme apo jo, pasi i takon sistemit shqiptar ta vlerësojë atë… Ne i kemi ndjekur këto zgjedhje nga afër dhe ajo që na shqetësoi është fakti se elektorati shqiptar është privuar nga një alternative e rëndësishme. Dhe kjo është arsyeja pse reforma zgjedhore aktualisht është më e rëndësishme se kurrë”, thotë Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në progres raportin e BE-së për Shqipërinë të majit, Komisioni tha se “mospërfshirja e partive kryesore të opozitës ka ndikuar negativisht në përpjekjet për një reformë zgjedhore” duke bërë thirrje që ato të angazhohen përsëri.