Kryesore Rama për Kiço Blushin: Sqimatar dhe ironik, qëndroi drejt edhe kur frynë...

Rama për Kiço Blushin: Sqimatar dhe ironik, qëndroi drejt edhe kur frynë erëra të forta

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi.

“Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.

Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.

I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.