Kryesore Rama për “La Repubblica”: Pse është tërbuar opozita në Tiranë dhe pse...

Rama për “La Repubblica”: Pse është tërbuar opozita në Tiranë dhe pse s’duhet të trembeni nga “Shqipëria e Madhe”

Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje  të parakohshme.

Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare.

Z.kryeministër, opozita ka akuzuar qeverinë tuaj për korrupsion dhe paaftësi. Por cili është qëllimi i protestuesve?

Shqipëria është në procesin e modernizimit, ka ende probleme me korrupsionin. Për ta luftuar atë, nevojiten institucione solide, një sistem gjyqësor i besueshëm dhe shërbime të qëndrueshme. Qeveria ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo që dëshiron opozita është e vështirë të shpjegohet. Opozita nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen.

Shkurtimisht, a ekziston një krizë institucionale në horizont?

Ne fituam zgjedhjet me një shumicë absolute, pasi u treguam të hapur ndaj opozitës duke i dhënë asaj përgjegjësinë e disa ministrive për periudhën e zgjedhjeve, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht maxhorancës që kishim.Marrëveshja ishte që në fund fituesit do të qeverisnin dhe humbësit do të shkonin në opozitë pa e bërë Shqipërinë subjekt të propagandës së brendshme politike në median ndërkombëtare. Në vend të kësaj, protestat filluan menjëherë, por qeveria është e fortë, sondazhet e kanë konfirmuar këtë .

A besoni se ka edhe një referencë për reformën në drejtësi në irritimin e Partisë Demokratike?

Procesi i reformimit të sistemit tonë gjyqësor është konsideruar si një model për të gjithë rajonin. Ne kemi trashëguar një sistem të dobët, tani jemi duke verifikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pothuajse 60 prej tyre janë larguar nga detyra .

Por, pse ky irritim duhet të luajë një rol në protesta?

Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh  të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.

Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta?

Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t’u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre.

Në Tiranë thuhet se ju jeni me fat, që përballeni me një opozitë të skualifikuar, e cila  ka kërcënuar fizikisht ju dhe ministrin e Brendshëm … Çfarë mendoni?

Në mënyrë cinike, dikush mund të thoshte po. Por, shumicat e forta që nuk nxiten nga opozita në fushën e ideve, rrezikojnë të vetëpengohen. Rreziku është që të transformohesh nga një qeveri në një grup pushtetarësh.

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dëshiron të rivendosë kufirin me Serbinë dhe kjo është konsideruar si përkrahëse e projektit. A nuk keni frikë se një rilindje nacionaliste mund të destabilizojë një zonë të vështirë siç është Ballkani?

Për momentin, mes Serbisë dhe Kosovës ekziston dialogu, nuk bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve apo kufijve etnikë. Por është një gjë pozitive që ka diskutim mes tyre .

Ekziston ndonjë dëshirë për një Shqipëri të Madhe?

Lidhur me një Shqipëri të Madhe flitet vetëm për të percjellë imazhe kërcënuese. Por nevojitet hapësirë për të diskutuar gjithçka pa paragjykime.

Si është sot marrëdhënia me Italinë?

Ajo ka qenë gjithmonë pozitive, nuk ka qënë kurrë e kushtëzuar nga ngjyrat e qeverive. Italia ka qenë gjithmonë pranë për të na mbështetur sa here kemi patur nevojë.

Por thuhet se angazhimi i Italisë nuk është i mjaftuëeshëm në  vend, që nënkupton se  nuk ka lindur asnjëherë një marrëdhënie pozitive biznesi. Çfarë mendoni ju?

Italianët janë të parët që investojnë në vendin tonë. Por e dini se çfarë thonë ata në Tiranë? Që në Shqipëri nuk ka asnjeherë një Itali të mjaftueshme.