Kryesore Rama: Për mua do të jetë Gramoz Ruçi kreu i ri i...

Rama: Për mua do të jetë Gramoz Ruçi kreu i ri i Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë pëlqimin e tij publikisht se për postin e kreut të Kuvendit do të donte të ishte Gramoz Ruçi.

I ftuar në ‘Top Story’ Rama tha se shpreh dakordësinë e tij 100%.

“Për mua 100 përqind po. Tani shpresoj mos të kem telefonatë pas emisionit që të më thotë: S’më ke pyetur mua. Për mua po, 100 %”, tha Rama.

Rucci është përmendur në media prej ditësh se do të jetë pasuesi i Ilir Metës në krye të Kuvendit.