Politika Rama për qeverinë e re: Do të ketë ndryshime të mëdha

Rama për qeverinë e re: Do të ketë ndryshime të mëdha

Kryeministri Rama ka folur sot në “Top Story” në “Top-Channel” për qeverinë e re.

Ai tha se do të ketë shumë ndryshime në qeverinë që do formohet në shtator.

Kryeministri konfirmoi se do të ketë shumë ndryshime.

Duke folur për ministrat teknikë, Rama shprehu bindjen se ata do të largohen para se t’i shkarkojë ai.

Do kemi qeveri të re në shtator. Unë mendoj se emrat janë të parëndësishëm. Ende s’kam menduar për to. Unë besoj te sistemi më shumë sesa te emri. Jemi në një fazë tranzicioni. Duhet të rishikojmë buxhetin dhe duhet të shohim patjetër situatën e energjetikës”, tha Rama.