Kryesore Rama: Po dialogut me opozitën, por pa negociuar zgjedhjet e 30 qershorit

Rama: Po dialogut me opozitën, por pa negociuar zgjedhjet e 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se “zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen.  Data 30 qershor buron nga Kushtetuta si përcaktim në dekretin e presidentit bazuar mbi Kushtetutë”.

Nga foltorja e Kuvendit Rama përsëriti edhe një herë ftesën për dialog.

“Raporti tregon dhe çfarë ajo opozitë duhet të bëjë sot në vend të asaj që po bën. Ne mbetemi të vendosur të stimulojmë një proces dialogu me opozitën por pa diskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar Kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit dhe jo partive. Kemi gatishmërinë të dialogojmë por asnjëherë nuk negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti. Detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të së cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi: na falni por ata që nuk na zgjodhën do kenë prioritet në raport me ata që na zgjodhën”