Kryesore Rama: Populli grek nuk është armiku ynë. Çdo vend ka gomerët dhe...

Rama: Populli grek nuk është armiku ynë. Çdo vend ka gomerët dhe derrat e tij

Shpërndaje

Pas reagimit informal në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ngjarjet e shënuara sot në Bularat të Gjirokastrës, gjatë ceremonisë së varrimit të ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Rama tha se sjellja e shtetit shqiptar nuk mund të mendohet në Greqi, gjithsesi, garantoi se autoritetet kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për ata që kanë shkelur ligjet e vendit.

Rama theksoi se grekët nuk kanë qenë dhe nuk do të jetë kurrë armiqtë e shqiptarëve, ndërsa ata ekstremistë që lëshuan nga Bularati thirrje antishqiptare i konsideroi gomerë dhe derra.

“Ishte diçka që në vendin fqinj nuk mund të mendohet, por në një vend demokratik që respekton tjetrin. Ne morëm të gjitha masat në kufi, janë marrë masat për të gjithë shtetasit e kapur në kufi në shkelje me ligjet e vendit. Unë refuzoj dhe i bëj ftesë të gjithë të refuzojnë atë shprehjen “na erdhi greku” sepse është si ajo shprehja “shqiptari”. Nuk është ky greku, nuk është ky Bularati dhe nuk është ky minoriteti. Populli grek nuk ka qenë dhe nuk ka për të qenë kurrë armiku ynë. Greqia, taksirat ka gomerët dhe derrat e vetë. Kjo është një shfaqje e izoluar që u morr peng për disa orë nga disa personazhe folklorike. Morën peng flamurin e tyre, erdhën dhe ikën dhe lanë një shije që përdhosën edhe të vdekurin”, theksoi kryeministri shqiptar.

Rama garantoi se kjo ngjarje nuk ka për të ndikuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe se shumë prej deklaratave në Athinë janë bërë për politikë të brendshme, pasi vendi fqinj po i afrohet zgjedhjeve parlamentare.