Kryesore Rama, porosi të vetëve: Jo në debat televiziv me “të arratisurit” nga...

Rama, porosi të vetëve: Jo në debat televiziv me “të arratisurit” nga Kuvendi

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porosi deputetëve dhe ministrave që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.

Ora News ka mësuar strategjinë e re të komunikimit të mazhorancës në raport me median dhe publikun.

“Mos dilni në debate televizive me ata që kanë djegur mandatet nga opozita.

Nuk duhet të dilni në debat me “të arratisurit” nga Kuvendi”, mësohet t’iu ketë thënë Kryeministri Rama deputetëve dhe ministrave të kabinetit.

“Ata nuk janë pala tjetër e Parlamentit dhe meritojnë përbuzjen e  votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.