Politika Rama publikon platformën e bashkëqeverisjes: Çfarë kërkoj nga qytetarët

Rama publikon platformën e bashkëqeverisjes: Çfarë kërkoj nga qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook platformën “Me Ty Për Shqipërinë Që Duam”, ku qytetarët janë të lirë të shprehin sugjerimet dhe kritikat për organizimin e kësaj platforme.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Prej disa ditësh Kryeministri ka iniciuar në rrjetin e tij social nismën që çdo qytetar të ofrojë eksperiencën e tij brenda dhe jashtë vendit për reformimin e administratës gjatë 4-vjeçarit të qeverisjes.