Politika Rama publikon statistikat e fundit: Tani si do vazhdojmë?

Rama publikon statistikat e fundit: Tani si do vazhdojmë?

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një grafik ku tregon të dhënat për vendet e prekura nga COVID-19. Tabela e publikuar nga z. Rama tregon kurbën e rritjes së të infektuarve pas konstatimit të 20 rasteve të para.

Në këtë grafik, Shqipëria është në nga vendet që nuk ka njohur rritje të menjëhershme të të prekurve dhe sipas kryeministrit kjo ka ardhur valë masave shtrënguese që ka vendosur qeveria.

“Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë të shigjetës së kuqe, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa duke bërë Rezistencë për Ekzistencë, apo do lëshohemi në krahët e frikës irracionale se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)”, shprehet Rama.