Kryesore Rama: Qëndrimi i afganëve, i përkohshëm, por duhet kohë për të marrë...

Rama: Qëndrimi i afganëve, i përkohshëm, por duhet kohë për të marrë vizën për në SHBA

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Radio BBC foli për periudhën se sa do të qëndrojnë afganët e evakuuar në vendin tonë.

Sipas tij, qëndrimi i tyre është i përkohshëm, por për të marrë vizat amerikane do të duhet kohë.

“Këta njerëz kanë mundësi të kualifikohen për të marrë vizë e për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë”, deklaroi kryeministri.