Kryesore Rama “qetëson” Metën: Mos e vrit veten, nuk bëhet juntë ushtarake

Rama “qetëson” Metën: Mos e vrit veten, nuk bëhet juntë ushtarake

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij takimin ‘Bashkia që Duam’, ka ironizuar edhe debatin pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se është gati të ndjekë shembullin e Salvador Allendes, nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike.

Ndërsa ironizoi debatet në studiot televizive, Rama shfrytëzoi rastin të ndalet edhe në deklaratat e presidentit të republikës

“Çdo ditë deri në darkë, miza bëhet buall dhe derrave të shtirë në kolltuqe u drejtohen me fjalën ‘zotëri’. A mendoni se Meta do vrasë veten? Ç’e ka shtyrë Presidentin të vrasë veten? Z. Kadri? Dhe derrat e shtrirë japin mendim, bëjnë vëzhgime, japin opinione”, u shpreh Rama.

Rama ka vijuar ironinë duke i kërkuar Metws tw qwndrojw i qetw, pasi Presidenti tha se ishte gati të sakrifikonte veten për të mos u instaluar junta ushtarake

“Zoti president rri i qetë. Jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vend i NATO-s. Fundi problemi i Lulit dhe i Monikës nuk do të jetë problemi imi dhe i yti. Rri i qetë dhe mos i ço nëpër mend”.