Kryesore Rama: Raporti në maj do rekomandojë hapjen e negociatave

Rama: Raporti në maj do rekomandojë hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për negociatat me BE-në sot në Parlament.

Kreu i qeverisë tha se në fund të majit do rekomandohet pa kushte integrimi i Shqipërisë.

“Progresi në fund të majit do rekomandojë pa kushte integrimin e Shqipërisë.

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat me BE, është shumë e rëndësishme që të kuptohet që çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Evropian.

Vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm atje”, tha kryeministri.