Kryesore Rama reagon për goditjen me grusht të Berishës: Akt i patolerueshëm, dënoj...

Rama reagon për goditjen me grusht të Berishës: Akt i patolerueshëm, dënoj dhunën

Zyra e Kryeministrit Edi Rama ka reaguar për goditjen fizike me grusht ndaj Sali Berishës në protestën e opozitës.

Në një reagim për mediat, zyra e Kryeministrit njofton se Rama dënon aktin e dhunës, duke e konsideruar të patolerueshëm.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagimin e Kryeministrit të Shqipërisë.