Politika Rama reagon për tubimin e Metës: E shtyrë nga profesionistë demonstratash

Rama reagon për tubimin e Metës: E shtyrë nga profesionistë demonstratash

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars.

Nga Elbasani, gjatë një takimi me banorët Rama tha se shteti është për të mbështetur dhe jo për të prodhuar e shitur. Sipas tij kur këto nuk funksionojnë, njerëzit dalin në demonstrata të shtyrë nga ata që janë profesionistë demonstratash, duke nënkuptuar si një mesazh për presidentin Meta.

“Tani të gjithë punojnë dhe secili merr atë që i takon. Bashkë edhe në shitje, se tek e tek nuk funksionon.

Edhe dalin pastaj në demonstrata pakuptim, kuptohet të shtyrë nga ata që janë profesionistë demonstratash dhe shteti na la në baltë, nuk vjen shteti, cili shtet?

Shteti është për të mbështetur, jo për të prodhuar e shitur. Jep ato që ka mundësi të japë, ndihmon për të kuptuar më mirë, edhe kaq”, u shpreh kryeministri.