Kryesore Rama reciton poezi për Dritëroin: Më tepër mund të bënte, por s’e...

Rama reciton poezi për Dritëroin: Më tepër mund të bënte, por s’e lanë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e lamtumirës në Pallatin e Kongreseve, në nderim të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Kreu i qeverisë tha se Dritëroi “iku përgjithmonë pasi i tha të gjitha”.

Rama citoi disa nga vargjet e Dritëroit në fjalën e lamtumirës gjatë homazheve, ndërsa shtoi se “ikja e Agollit ishte si një kthim prej andej nga erdhi”.

“Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonie dhe sëkëlldisë së madhe të të qenit këtu. Siç ndodh gjithnjë kur vdes gjithkush, të dukurit të rreshtohen për t’i dhënë vdekjes së ky dikushi na përket neve dhe jo ju.

Sëkëlldia ma sjell mua afër atë dikushin e madh të kyçur në atë arkë në atë kreshtën e parë fytyrën si të rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë, dhe sytë më thonë: “Ore ç’po thua, ç’është kjo mbledhje. Jeni mbledhur për të folur për mua”. Ne këtu flasim e flasim, pasi ai i tha të gjitha. La gruan dhe iku me vdekjen. Iku me të dytën, për mos të humbur të parën. Kjo hije e Dritëroit, është si një kthim përfundimtar prej andej nga erdhi teksa jepte dhe merrte një jetë të

Rama recitoi edhe vargje posaçërisht për këtë ditë.

“Përjetësisht këtu fle Dritëroi

Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.

Të mira bëri pak gjersa jetoi,

Më tepër mund të bënte, por s’e lanë”