Mazhoranca Rama: Reforma në drejtësi, lidhje e drejtpërdrejtë me ekonominë

Rama: Reforma në drejtësi, lidhje e drejtpërdrejtë me ekonominë

Reforma në drejtësi ka lidhje të drejt për drejtë me ekonominë dhe punësimin, tha kryeministri Edi Rama para studentëve të universitetit të Shkodrës. Për rritjen ekonomike duhet të rritet kapaciteti i injektimit të parasë dhe kjo bëhet falë investimeve.

“Vetingu që është sot fjala më e përdorur në gjuhën shqipe janë instrument i pazëvendësueshëm për të zhvilluar më tutje ekonominë dhe për të rritur punësimin, drejt për drejtë”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi dhe njëherë korrupsioni në gjykata që pengon zhvillimin e pronës, duke iu referuar turizmit në bregdet dhe nevojës së ndërtimit të resorteve me pesë yje të certifikuara.

“Nëse duam një ekonomi të rritet më shpejt dhe ne e duam një ekonomi që rritet më shpejt, sepse ne sot e kemi 3.5 për qind nga zero pikë asgjë në 2013, por ne na duhet më shumë. Na duhet mbi 5% që të marrim një impakt direkt në çdo tryezë familjare dhe në punësim. Që të rritemi mbi 5 % duhet të rrisim kapacitetin e injektimit të parasë në ekonomi. Dhe ne bëjmë gjithçka mundemi për të injektuar sa më shumë para në ekonomi dhe konsum me të ardhurat tona. po sado të rrisim të ardhurat, nëse nuk rrisim investimet e brendshme dhe të huaja, më shumë se sa sot, do e kemi shumë të vështirë të shkojmë tek 5%. Kusht themelor është qëndrueshmëria e marrëveshjes bazë të një shteti demokratik që është marrëveshja e pronës. Si mund të rrisim ne më tutje investimet në turizëm, të huaja, se të brendshme janë rritur dhe vazhdojnë të rriten. Po kemi nevojë për disa komplekse turistike me 5 yje, jo me yjet që i vënë vetë shqiptarët me çekan e gozhdë, flasim për yje të certifikuara”, tha Rama.