Kryesore Rama rrëfen batutat e takimit me Trump: Si reagoi kur mësoi që...

Rama rrëfen batutat e takimit me Trump: Si reagoi kur mësoi që isha kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në emisionin “Zonë e Lirë” dy bisedat e shkurtra që ka zhvilluar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

Rama tha se Trump pati një reagim pozitiv kur mësoi se ishte kryeministër i Shqipërisë.

“Folëm një herë në fillim dhe pastaj gjatë vizitës që bënë në hollin e godinës së re të NATO.

Herën e parë folëm për Shqipërinë, për rajonin.

Ai në momentin kur u prezantuam, kur dëgjoi Shqipëria pati një reagim shumë pozitiv. Pastaj folëm si shkojnë gjërat.

Gjëja më e rëndësishme, është fakti që Shqipëria është vend multifetar. I thashë kur dolëm, a e di kush e këtë godinën e NATO-s: Ai që ka bërë Trump Tower në Çikago. Dhe ai shprehi habinë.

Shiko ç’bëjnë! Në vend të blejnë avionët amerikanë, shkojnë e marrin arkitektët e mi” i ishte përgjigjur Donald Trump me humor”, u shpreh Rama.