Kryesore Rama rrëfen historinë e deputetit me dy vajzat police që e gjobitën

Rama rrëfen historinë e deputetit me dy vajzat police që e gjobitën

Nga aktiviteti i “Promovimit të femrës në Policinë e Shtetit”, kryeministri Edi Rama, teksa e vlerësoi figurën e tyre, ka treguar edhe një histori me një deputet, i cili i kishte rrëfyer se si e kishte paguar gjobën e tij të parë.

Një deputet më tregoi se si e kishte pasur të pamundur të diskutonte gjobën që duhet të paguante për parkimin e gabuar përballë dy vajzave të veshura me uniformë policie.

Isha mësuar më tha me policë që s’dinin as të flisnin dhe përfitoja nga kjo për t’u thënë “ik mësoni të flisni një herë pastaj hajde kërkoni të paguaj gjobën”. U detyrova të paguaj kokulur gjobën time të parë”, tregoi Rama.

Kryeministri tha se sot Policia e Shtetit sipas anketave, është edhe më e besuar se liderët fetarë.

E teksa Rama fliste, pasi përmendi liderët fetarë, nisi të këndonte edhe hoxha tek xhamia pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.