Aktualitet Rama shpjegon pse librat duhet të kthehen mbrapsht

Rama shpjegon pse librat duhet të kthehen mbrapsht

Shpërndaje

Në prag të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama takoi paraditen e së premtes mësuesit.

Në këtë takim, kreu i qeverisë shpjegoi pse librat falas duhen kthyer në fund të vitit.

“Duhet të shpjegohet pse i duam mbrapsht librat në fund të vitit. Se kam dëgjuar komente të tipit “pse fëmija nuk mund ta hajë librin?”

Pse stresohet fëmija nëse i thuhet ta trajtojë librin si mikun më të mirë? Prindërit i mundon ideja që libri nuk duhet prishur.

Prishja e librit i duket liri, ruajtja e tij i duket diktaturë.

Nuk është çështje lekësh. Suedia, vendi më social në botë, i jep falas dhe i kërkon në fund të vitit. Pse? Nuk ka lekë apo e ka me hile? Jo, është raporti me librin, dashuria për librin, respekti për atë objekt që është ndryshe nga të tjerët”, shpjegoi Rama.