Politika Rama: S’ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën

Rama: S’ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën

Në takimin me banorët e Malësisë së Madhe, Rama nuk ka kursyer edhe batutat.

Batutave nuk i ka shpëtuar ish- deputeti i PD, Flamur Noka. Ky i fundit ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm në akset hyrëse të Shkodrës, me qëllim që të ndalonte kreun e qeverisë që të zhvillonte takimin me shkodranët dhe malësorë, ku pati edhe përplasje me policinët. “S’ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën”, tha Rama, teka ishte duke folur për hapjen e vendeve të punës nga qeveria e tij.

“Është qesharake dhe për të ardhur keq. Shoh që shumë kush prej atyre që i shkojnë mbrapa dhe Luli dhe Monikës, t’i lënë këta të fundit se besojnë në filxhan. Po këta të tjerët mendojnë që vërtetë do shtyhen zgjedhje dhe besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asgjë nga këto nuk do të ndodh. A jo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhje”, tha Rama.