Kryesore Rama: S’ka ultimatume, jo 40, por të gjithë të dilni jashtë nuk...

Rama: S’ka ultimatume, jo 40, por të gjithë të dilni jashtë nuk fitoni gjë, përkundrazi…

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish dialog nga salla e Universitetit të Vlorës, duke iu përgjigjur deklaratave të studentëve që lanë takimin, e duke i garantuar ata se nuk mund të ecet gjëkundi me ultimatume.

Këta që bërtasin dhe nuk duan të flasin, cfarë kërkojnë? Turp është të mos flasësh, jo të kërkosh të flasësh. Ja ku i ke ultimatumet, ai është 8 pika plotësoji, ka qenë një këngë e famshme në kohën e komunizmit, por nuk jemi në atë kohë.  Duhen diskutuar, unë mendoj që duhet të kemi shkallëzim meritokratik te tarifat, nuk ka ultimatume, jo ata 40 vetë, por të gjithë mund të dilni dhe nuk fitoni asgjë, përkundrazi do humbni, të jeni të sigurt”, tha Rama.

Më tej u është përgjigjur atyre që braktisën takimin: “Një gjë i them asaj vajzës, keni keqkuptuar protestën, si e kam keqkuptuar unë? Duke thënë që ishte shuplakë për qeverinë? Që do të thotë se jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo, se e kam analizuar shumë thellë thelbin e shpërthimit”.