Politika Rama sqaron patronazhimin: Lista që ka dalë shumë e vjetër për të...

Rama sqaron patronazhimin: Lista që ka dalë shumë e vjetër për të qenë e PS-së

Kryeministri Edi Rama thotë se çdo parti politike ka një database me të dhëna qytetarësh që e përdor për zgjedhje. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lufi Dervishi Rama hodhi poshtë akuzat e bëra së fundmi në adresë të socialistëve mbi përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga E- Albania për qëllime fushate.

“Nuk kanë lidhje me AKSHIN. E dyta të gjitha partitë, çfarë duhet të themi për Partinë Demokratike që me Call Centerat e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Të gjithë njerëzit e zyrës time ishin marrë për të disatën herë nga PD. Të gjitha partitë e bëjnë këtë kudo në botë, jo vetëm këtu. Ne punojmë prej shumë vitesh me një sistem patronazhimi dhe ka që për zgjedhjet e 2009 që ne mbledhim të dhëna dhe të dhënat mblidhen derë më derë. Dhe e fundit fare, ai exeli që doli atje është shumë i prapambetur dhe i epokës së vjetër për të qenë i PS-së”, tha Rama në Përballë.