Kryesore Rama sulmon analistët: Kadrinjtë krra-krra-krra! Rreken t’i tërheqin njerëzit pas…

Rama sulmon analistët: Kadrinjtë krra-krra-krra! Rreken t’i tërheqin njerëzit pas…

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët dhe analistët të cilët mbështesin vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se “janë shpërndarë kadrinjtë duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Ilir Meta”.

“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM”, shkruan Rama në rrjetin social.