Kryesore Rama suprizon, u jep notë pozitive ministrave të PD

Rama suprizon, u jep notë pozitive ministrave të PD

Edi Rama i vendosi një notë të mirë punës së ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, pas marrëveshjes së 18 majit.

Edhe pse theksoi se nuk është ai gjykatësi i punës së ministrave teknikë, Rama u shpreh se roli i tyre ishte i nevojshëm për të qetësuar barrën e presionit dhe paranojës që çdo opozitë ka kur futet në zgjedhje në Shqipëri.

Rama e cilësoi si paradoksale situatën e tanishme, ku ministrat teknikë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën edhe pse misioni i tyre ka mbaruar, por shtoi se kjo lidhet me inercinë e zgjedhjeve dhe është e mirëkuptueshme.

Për Ramën, drejtimi i Task-Forcës nga zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija, ishte një lehtësim, pasi i dha atij më shumë kohë për fushatë.

Nuk jam unë gjykatësi i punës së ministrave teknikë. Mandija ka qenë përgjegjëse për Task forcën. Nuk u përfshiva në atë proces. Fitova lirinë për të bërë fushatë. Besoj se task forca ka funksionuar mirë, e përgjithshmja ka qenë mirë” – deklaroi kryeministri në emisionin “Top Story”.

Rama nuk nguroi të lëvdojë publikisht drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, për punën e tij dhe të policisë në tërësi. Për të mbështetur këtë, Rama kujtoi vlerësimin tejet pozitiv të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Për Edi Ramën, deklaratat e Ilir Metës në Lezhë se ishte gati të mbronte shqiptarët me çdo kusht, qoftë dhe me eskortën e tij, ishin një veprim surprizë.

“E rëndësishme ka qenë roli i policisë së shtetit, me shum të drejtë edhe i lëvduar publikisht nga misioni i ODIHR-it.

Edhe nga një veprim surprizë nga Presidenti i zgjedhur. Merita kryesore i shkon Haki Çakos.” – deklaroi Edi Rama.