Kryesore Rama: Synojmë ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, po lobojmë në KE

Rama: Synojmë ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, po lobojmë në KE

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2022 ka treguar prioritetet në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Rama në fjalën e tij tha se për vitin e ardhshëm është shtuar buxheti për shëndetësinë dhe bëri një krahasim me vitin 2013.

Më tej për sa i përket arsimit, kreu i qeverisë tha se do të ketë reforma në të gjitha nivelet e arsimit.

“Buxheti i shëndetësisë shkon 913 milionë Dollarë, ndërkohë që buxheti financon më pak, por më shumë se në vitin 2013. Për sa i përket arsimit janë disa hapa të rinj që hidhen, përfshirja e gjuhës angleze që nga klasa e parë. Futja e mësimit të teknologjisë dixhitale në ciklin e ulët dhe një orientim kurrikular drejt shkencës. Për laboratorët e shkollave, si dhe për sistemin e ri të informatikës  që do të hyjë që në fillim të vitit do të ketë një financim.

Do të ketë një program kombëtar për artet dhe zejet, por dhe për sportet në shkollë. Për sa i përket universiteteve jemi të vendosur për t’i shtyre drejt ndërkombëtarizimit. Nga buxheti për vitin e ardhshëm janë alokuar 7 milionë dollarë për nxitje të ndërkombëtarizimit. Në këtë aspekt me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, me një lobim pranë KE për të bërë një hap inovativ duke hapur rrugën e integrimeve të shpejta të disa sistemeve pa pritur që vendet të bëhen anëtare të BE, është një proces që kërkojmë kohë por do ia dalim”, tha kryeministri.