Politika Rama takohet me Pompeon, për çfarë biseduan

Rama takohet me Pompeon, për çfarë biseduan

Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Kreu i qeverisë ka zbuluar se me Pompeon ka diskutuar për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA, pasojat e luftës, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë.

“Tiranë – Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, shkruan Rama.

Pompeu shërbeu si Sekretar i Shtetit amerikan gjatë kohës kur president i SHBA ishte Donald Trump.

Pompeo, ish-drejtor i CIA, është një nga emrat më të lakuar për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Muaj e fundit, ai është përfshirë në vizita të shumta brenda SHBA por edhe jashtë vendit.

Zakonisht ish-Sekretarët e Shtetit në SHBA sigurohen për 180 ditë pas lënies së detyrës. Por në rastin e Pompeo kjo është zgjatur.

DASH thotë se paguan më shumë se 2 milionë dollarë në muaj për t’i ofruar 24 orë siguri ish-Sekretarit të Shtetit dhe ndihmësve kryesore të tij për shkak të kërcënimeve nga Irani.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Pompeo pritet që të vizitojë kampin e muxhahedinëve në Durrës.