Kryesore Rama takohet me Zelensky-n në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme

Rama takohet me Zelensky-n në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë me Ukrainën.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili aktualisht ndodhet në Davos për Forumin Ekonomik Botëror.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar atje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kanë nënshkruar marrëveshjen.

“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, njoftoi Rama.