Politika Rama takon drejtuesit politikë: Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me...

Rama takon drejtuesit politikë: Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time

Kryeministri Edi Rama e nisi javën me një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Edi Rama foli për mediat pas takimit, ku deklaroi se është momenti për më shumë bashkëpunim me qytetarët. Ai shtoi se nuk kënaqet asnjëherë me punën.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë”.

Për draftin e propozuar nga opozita në Këshillin Politik për listat dhe koalicionet elektorale, Kryeministri Rama nuk pranoi të komentonte.

I pyetur lidhur me këtë propozim të ri të opozitës, Rama tha: “Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore që të trajtojë këtë çështje, nuk jam në dijeni të kësaj”.

Në draftin e opozitës theksohet se propozimi i PS për ndryshimet në kod zgjedhor bie ndesh me ndryshimet kushtetuese qe u bënë në 30 korrik. Me këto ndryshime, thekson opozita, Kuvendi i ka hequr të drejtën koalicioneve zgjedhore të propozojnë kandidatë në zgjedhje, por këtë të drejtë e kanë vetëm partitë politike, pjesë e koalicionit