Sport Rama takon futbollistët e kombëtares: Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike...

Rama takon futbollistët e kombëtares: Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike do të hiqen?

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Kombëtares Shqiptare për ndeshjen e sotme me Islandën.

Pas seancës stërvitore, kryeministri Rama zhvilloi një takim me lojtarët e Kombëtares Shqiptare.

Futbollisti i Tiranës, Andi Lila ka ngritur me herët shqetësimin për vendimin e Cakajt për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët shqiptarë.

Por Rama i garantoi kuqezinjtë se pasaportat diplomatike nuk do të hiqen.

“Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike do të hiqen?”, i tha Rama-Lilës.