Kryesore Rama tallet keq me Bashën: Lider pa hallate, gënjen çdo njeri që...

Rama tallet keq me Bashën: Lider pa hallate, gënjen çdo njeri që i del përpara

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve që të besojnë te Partia Socialiste dhe të vijojnë punën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë, ai e ka cilësuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha si “lider pa hallate”.

“Një njeri e ka humbjen të shkruar në ballë, një lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për t’u fshehur mes turmës”, tha Rama.

Edi Rama: Keni nisur prapë avazin, nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër, me ketë qeveri, punë e madhe fort. Of uf uf. E bëtë dy vite më parë, si sot, dy vite më parë atje, pak më andej dhe falë nesh nuk dolët fishek nga zgjedhjet siç e meritonit në fakt sepse morët gjysmën e qeverisë me kushtin e madh që ta pranonit rezultatin dhe të mos e shani më Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Me qeverinë tuaj i humbët zgjedhjet, me qeverinë tuaj i humbët. Dhe prapë e hëngrët komplet llafin siç e keni zakon dhe ju rikthyet kontestimit të rezultatit dhe nxirjes së Shqipërisë në çdo gjuhë të huaj. Tani ka ardhur koha ta mësoni njëherë e mirë pushteti nuk është qofte tek daja dhe ky vend nuk është plaçkë për ju.

Sistemi demokratik nuk është cirk për arushën që bërtet për karamelen e radhës, as dyqan për shoqen Mona që ulërin për trastat e radhës. Askush në këtë sistem nuk futet me zor në zgjedhje, kushdo futet, kushdo nuk futet. Ama askujt në këtë sistem nuk i ndalohet të të zgjedhë dhe të zgjidhet kur vjen dita e zgjedhjeve.

Ka ardhur koha që kjo vallja me maska e Lulit të mbarojë njëherë e mirë.

Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet sepse nuk i fiton dot. Lulzim Basha nuk i fiton dot as në partinë e tij por të mos i vjedhë. Jo më ti fitojë me xhelisin e madh të sistemit që kemi zgjedhur që as nuk do ta ndërrojmë dhe as nuk do ta përçudnojmë për hatër të Lulzimit. Madje unë kam një dyshim por nuk e provoj dot sikur ne të mos futemi në zgjedhje më 30 qershor dhe Luli të futet vetëm prapë nuk i fiton zgjedhjet sepse seriozisht mund ti vjedhë por nuk i fiton dot. Jo më ta votojnë.

Një njeri e ka humbjen të shkruar në ballë, një lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për tu fshehur mes turmës. Jam njëri si ju, tani ju përpara ikni dhe digjeni parlamentin për mua. Çfarë lideri është ky? Me mëngët e këmishës përveshur, një burrë që mendon vetëm për veten dhe që vetëm gënjen çdo njeri që i del përpara dhe zhgënjen çdo njeri që e ha.