Politika Rama tallet: Liri zgjedhje para ditëlindjes së Doktorit

Rama tallet: Liri zgjedhje para ditëlindjes së Doktorit

Kryeministri Edi Rama vijon ironitë e tij me dekretin e ri të nxjerrë nga presidenti Meta ku vendosi datën e zgjedhje të reja më 13 tetor. Këtë herë Rama është kapur pas faktit të ditëlindjes së Doktorit (Sali Berisha), i cili e feston 2 ditë pas zgjedhjeve të reja që dekretoi Meta, pra më 15 tetor. Thua se zgjedhjet e 13 tetorit do të jenë zgjedhje të lira për popullin, pasi sipas presidentit Meta këtë herë do të jenë gjithëpërfshirëse.

“E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin i’a merr peng paniku.” – shkruan Rama

Gjatë konferencës së tij për mediat ku prezantoi dhe dekretin e ri për zgjedhjet Meta tha se ishte “shoku i doktorit” dhe se nuk mund t’i drejtohej dot Saliu, pasi e kishte pikë të dobët. Meta gjithmonë ka kërkuar siguri nga Doktori sa herë që ka qenë në vështirësi, dhe ndihma e tij nuk i ka munguar. Por këtë herë si do jetë?  Dekreti i ri, si për mazhorancën dhe edhe për ato që njohin ligjin është nul dhe se nuk çon në asnjë lloj mënyrë të zgjidhjes së krizës politike.