Kryesore Rama tallet me Metën: Mos e merrni seriozisht. Doktoresha e Shkencave i...

Rama tallet me Metën: Mos e merrni seriozisht. Doktoresha e Shkencave i ka vjedhur passwordin

Përplasja Rama-Meta ka arritur në një tjetër nivel pas refuzimit të Presidentit për dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Teksa kryeministri Rama e ka cilësuar si një vendim të turpshëm dhe anti-kushtetues refuzimin e Metës për dekretimin e Cakajt si ministër të jashtëm, Presidenti ka reaguar mëngjesin e së premtes me një status tepër të ashpër ndaj kryeministrit.

Edhe pse nuk e përmend me emër, mesazhi i Presidentit Meta, qartazi i referohet Ramës, duke shkruar se ai nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Por nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili përmes profilit të tij në “Twitter” u kërkon shqiptarëve të mos e marrin seriozisht statusin e Metës.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani????”, shkruan Rama