Politika “Rama të mos bëjë gjyqtarin”, Balla i përgjigjet Ahmetaj: PS nuk është...

“Rama të mos bëjë gjyqtarin”, Balla i përgjigjet Ahmetaj: PS nuk është zyrë avokatie

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet gjatë një interviste për Euronews Albania, në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetaj në një emision televiziv, ku ky i fundit i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.

Balla tha se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e atyre që shkelin ligjin.

“Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshtarit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputeti apo kryebashkiaku të PD, Partia Demokratike bënte gavetën dhe i çonte ushqimin, rasti i Xhelal Mziut”, tha Balla.