Politika Rama: Teatri Kombëtar duhej shembur vite më parë, ç’tha ekspertiza e 1941-shit

Rama: Teatri Kombëtar duhej shembur vite më parë, ç’tha ekspertiza e 1941-shit

Kryeministri Edi Rama po jep një intervistë aspak të zakontë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Gazetari Balla po e interviston Ramën nga salla e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku mes të tjerash e pyeti nëse kjo shija e tij për të rindërtuar, po e lë të vetëm përballë të tjerëve.

“E vërteta është që këtu ishin mundësitë për ta bërë këtë rindërtim dhe është kryer një punë spektakolare. Kjo sallë ka pas një problem shumë të mad me akustikën dhe tani ka një akustik fantastike. Në pjesën e pasme ka një skenë superteknologjike, që do bëjë që trupat tona këtu dhe ato që shkëlqejnë nëpër botë, kur të ngjiten në këtë skenë të ndjehen si në Tokio, si në Paris e si kudo në botë”, tha Rama.

A nuk e keni dilemën se kjo shija juaj po ju lë vetëm përballë të tjerëve?

Ne nuk e kemi përuruar sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kjo sallë i jep dinjitet njerëzve të skenës dhe atyre që vijnë për të shijuar skenën, që nuk e kanë pas ata që vinin këtu në kushtet më mizerabël këtu dhe te godina që u shemb tani dhe që u quajt gabimisht Teatri Kombëtar.

Ju keni deklaruar se sot jeni i pandehur i penduar se keni ndryshuar mendim…

Jo nuk kam ndryshuar asnjë mendim. Ai që u shemb nuk mund dhe nuk duhej ruajtur, ai duhej shembur shumë vite më parë. Të gjithë flasin për kulturë, traditë, monument, por nuk dinë historinë e asaj godine, dhe se prej vitit 1941, kur është bërë ekspertiza e parë dhe kur janë kërkuar riparime urgjente, është thënë e stërthënë se cfarë dëshpërimi është ajo që s’është më. Në këtë aspekt jo nuk jam vetëm, po përkundrazi. Mbase më qëlloi mua të isha i vetmi që ta kaloja këtë det në këmbë, me këtë betejë të nisur prej 21 vitesh.