Kryesore Rama tërheq vëmendjen në Greqi me deklaratën se nuk ka asnjë qelizë...

Rama tërheq vëmendjen në Greqi me deklaratën se nuk ka asnjë qelizë greke në gjakun e tij

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave greke me deklaratën e bërë ditën e djeshme në konferencën për shtyp, ku tha se në gjakun tij nuk ka asnjë qelizë greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj deklaratës së Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendia se ai vjen nga i njëjti fshat si nëna e tij, Anita. Koleka, nga vargmalet e Himarës.

“E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë. Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme.’, tha Rama për mediat.

Ai më pas foli edhe për bashkëpunimin me qeverinë greke.

“Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për çështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt. Është me rëndësi të intensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi ‘i’ për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri. Minoriteti është i shikuar si pjesë integrale e padyshim e bashkëjetesës sonë dhe pasuri”, tha Rama.