Aktualitet Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të bisedojmë

Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të bisedojmë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve që të dalin nga greva në mënyrë që të bisedojnë për shqetësimet e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përsëritur se kjo problematikë nuk zgjidhet me presione dhe ultimatume.

Ai shton më tej se naftëtarët janë në këtë gjendje jo prej qeverisë, megjithatë këta të fundit kanë vullnetin për të lehtësuar situatën.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan Rama.