Kryesore Rama tregon nëse do jetë në Parlament kur Meta të betohet si...

Rama tregon nëse do jetë në Parlament kur Meta të betohet si President

Kryeministri Rama ka shuar çdo dyshim për betimin e Presidentit. Rama tha se ai do të jetë në sallë të Kuvendit më 24 korrik kur Meta të betohet President.

“Ne e votuam atë si President dhe nuk ka arsye që unë të mos jem aty. Do të jemi të gjithë pasi ne kemi respekt për institucionin e Presidentit.

Të tjerat që s’do jemi e s’do bëjmë janë folklor. Presidenti është konsensual. Shpresoj që ai ta gjejë sërish dashurinë dhe qetësinë”, tha Rama në “Top Story” me Sokol Ballën.