Politika Rama tregon një ‘copëz’ Labërie

Rama tregon një ‘copëz’ Labërie

Kreu i qeverisë Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë ndjekësit e tij me një video nga aksi Tepelenë-Kurvelesh.

Rama lajmëron se transformimi i këtij aksi, është bërë gjatë qeverisjes së tij.

‘Nga një shtet torturues në një rrugë turistike që çliron potenciale të rritjes ekonomike dhe mirëqënies së kësaj zone’,-shkruan Rama.

Statusi i tij

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimit të aksit Tepelenë-Kurvelesh nga një shteg torturues në një rrugë turistike që çliron potencialet e mëdha të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme, ju uroj një ditë të mbarë”.