Politika Rama-Tsipras, bisedë për integrimin, pronat, minoritetin dhe paktin

Rama-Tsipras, bisedë për integrimin, pronat, minoritetin dhe paktin

Reformat e domosdoshme në prag të qershorit deciziv si dhe marrëdhëniet bilaterale kanë qenë në qendër të vëmendjes, gjatë takimit të sotëm Tsipras-Rama në Dubrovnik të Kroacisë.

Kryeministri grek ka bërë të qartë se kriteri bazë për çeljen e negociatave është respektimi i plotë i të drejtave të minoritetit grek.

Burime diplomatike theksojnë se dy kryeministrat diskutuan qëndrimet e qarta të BE-së në lidhje me të drejtat e pronave të minoritetit grek në Shqipëri si dhe të ligjit të vetëpërcaktimit të origjinës, si pjesë e ligjit për pakicat etnike.

Në këtë kuadër, kryeministri grek e ka konsideruar një hap pozitiv vendimin e ri ministror të Shqipërisë për pasuritë e palëvizshme të shtetasve, të cilët nuk disponojnë titujt e pronësisë si dhe theksoi se çështja është të zbatohet saktë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka premtuar se vendimi i ri ministror do të publikohet këto ditë në fletoren zyrtare. Edi Rama, gjithashtu, gjatë takimit është shprehur pro zbatimit të plotë të rregullores së BE-së përsa i përket të drejtave të pronave, duke respektuar të gjithë sa disponojnë titujt dhe certifikatat përkatëse.

Në vijim, dy liderët kanë diskutuar hapat e mëtejshëm në lidhje me çështjet e librave shkollorë dhe të varrezave të ushtarëve grekë. Në fazën e dytë të diskutimeve, në tryezë u hodh tema e fuqizimit të bashkëpunimit afatgjatë ekonomik, veçanërisht në sferën e infrastrukturë dhe ndërtimit.

Nuk përjashtohet edhe një vizitë e kryeministrit shqiptar në Athinë, e cila me gjasë mund të zhvillohet në fund të pranverës së këtij viti.

Kjo do të mundësonte – sipas burimeve, – edhe firmosjen e ratifikimim e disa prej marrëveshjeve, të cilat kanë përfunduari së negociuari mes vendeve.

Gjatë takimit, Tsipras është shprehur se “ligji i luftës” mes dy vendeve është një plagë e shëmtuar.