Kryesore Rama uron Erdogan (edhe në turqisht): Urime për fitoren zoti President

Rama uron Erdogan (edhe në turqisht): Urime për fitoren zoti President

Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin Rexhep Erdogan për fitoren në balotazhin e 28 Majit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shkruar: “Urime për fitoren tuaj zoti President”. Rama, që është një aleat i ngushtë, por edhe mik i Erdogan e ka uruar këtë të fundit edhe në gjuhën turke.

Erdogan u zgjodh për herë të tretë si President i Turqisë.

Sipas rezultateve, të cilat ende nuk janë bërë zyrtare, Erdogan ka marrë më shumë se 52% të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu. Ky rezultat i jep Erdoganit një mandat të tretë historik për qeverisjen e Turqisë.

Sipas mediave në Turqi, ai ka falënderuar edhe mbështetësit e tij në një fjalim të shkurtër përpara tyre, ndërsa ka theksuar se me këtë fitore është “hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’.

“Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit. Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq. Sot ka fituar Turqia”, ka deklaruar Erdogan para mbështetësve të tij.

Ndërkohë, në Stamboll, me mijëra mbështetës të Erdogan janë organizuar dhe kanë nisur festimet.