Politika Rama vijon “betejën virtuale” me artistët pro shembjes së TK

Rama vijon “betejën virtuale” me artistët pro shembjes së TK

Kryeministri Edi Rama vijon të shpërndajë në rrjetet sociale opinionet e artistëve që janë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri.

Mbrëmjen e së hënës, kryeministri Rama ka ripostuar në Facebook mesazhin e aktorit të humorit, Gazmend Paja.

Duke theksuar se Gaz Paja s’ka nevojë për prezantim, kryeministri ndan postimin e këtij të fundit, ku, ndër të tjera, thuhet: “Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit”.

Postimi i kryeministrit:

Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj😉

GAZMEND PAJA:

Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit.