Aktualitet Rama vlerëson nga Gjermania operacionin e SPAK dhe policisë: Do iu mbështes

Rama vlerëson nga Gjermania operacionin e SPAK dhe policisë: Do iu mbështes

Kryeministri Edi Rama shprehet se operacioni i sotëm i SPAK dhe policisë ku u arrestuan 18 persona është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.

Kreu i qeverisë thotë se organet e drejtësisë do të kenë mbështetje deri në fund.

“Operacioni i sotëm i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund”, shkran Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet për një vizitë në Gjermani.