Politika Rama-Vuçiçit: Zoti President, ngrijeni traun për kamionët me mallra nga Kosova

Rama-Vuçiçit: Zoti President, ngrijeni traun për kamionët me mallra nga Kosova

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç të zhbllokojë kamionët me mallra nga Kosova që janë bllokuar në kufirin e Serbisë.

“Prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë. Linja e Gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin, jo armikun e pakufi”, – deklaroi kryeministri.

“Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, – tha Rama.